[There are no radio stations in the database]

Hapet në Mitrovicë ekspozita për xhamitë e shkatërruara gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje

Mitrovicë – Në qytetin e Mitrovica është hapur sot ekspozita me fotografi nga xhamitë e shkatërruara gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë. Përmes kësaj ekspozite po dokumentohen dëmet e shkaktuara ndaj objekteve fetare islame gjatë viteve ’90, duke sjellë dëshmi vizuale të shkatërrimeve të planifikuara të trashëgimisë fetare dhe kulturore.

Kryetari i Bashkësia Islame e Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, theksoi se armiku i përbashkët i Kosovës dhe Bosnjës kishte për qëllim, përmes një gjenocidi të organizuar, të shkatërronte jo vetëm popujt, por edhe identitetin e tyre fetar dhe kulturor.

Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, u shpreh se përmes kësaj ekspozite po dëgjohet zëri i një krimi të organizuar, si ndaj njerëzve ashtu edhe ndaj kulturës dhe trashëgimisë.

Historiani Enis Kelmendi theksoi se shkatërrimi i objekteve fetare në rajon nuk ishte i rastësishëm, duke përmendur se në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë rreth 80% e xhamive u dëmtuan ose u rrënuan gjatë luftës.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë përfaqësues të lartë të komunës së Mitrovicës, përfaqësues të organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare, imamë si dhe një numër i konsiderueshëm qytetarësh. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Mitrovicë për tre ditë, ashtu siç ishte prezantuar më herët edhe në disa qytete të tjera të Kosovës.


[There are no radio stations in the database]