[There are no radio stations in the database]

Ndahet nga jeta hafiz Abdulaziz Suleymani – zëri që i fali qetësi Shkupit

Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të hafiz Abdulaziz Suleymanit, një prej zërave më të ëmbël dhe më të dashur të Shkupit.

Hafiz Abdulazizi, i njohur për përkushtimin e tij ndaj librit të Allahut, në vitin 1990 arriti të zinte vendin e tretë në garat ndërkombëtare të bukurleximit të Kur’anit të mbajtura në Mekë – një sukses që e nderoi jo vetëm atë, por edhe vendin nga i cili vinte.

Gjatë gjithë jetës së tij, ai u shqua për modesti, devotshmëri dhe zë të rrallë që prekte zemrat e besimtarëve. Sidomos gjatë muajit të Ramazanit, leximi i tij i bukur i Kur’anit sillte qetësi dhe frymëzim në xhamitë e Shkupit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme tek xhemati.

Sot, familja humbi një njeri të dashur e të respektuar, ndërsa Shkupi humbi një hafiz që me zërin e tij për vite të tëra i fali qetësi dhe dritë zemrave të besimtarëve.


[There are no radio stations in the database]