
iPhone 17 tejkalon pritshmëritë, Apple rrit prodhimin e tij
Kemi dëgjuar se porositë paraprake të iPhone 17 po shkonin mirë, madje duket se edhe Apple po habitet.
Një raport i ri pohon se kompania po rrit prodhimin për të përmbushur kërkesën e papritur.
Apple po rrit prodhimin e modelit standard iPhone 17 për shkak të kërkesës çuditërisht të lartë për atë model të veçantë, sipas mediave të huaja.
Pas porosive të forta paraprake gjatë fundjavës, Apple u kërkoi dy prej furnizuesve të saj të rrisnin prodhimin.
Njërit prej dy prodhuesve kryesorë të iPhone në Kinë iu kërkua të rriste prodhimin ditor të iPhone 17 me rreth 40%.
Një furnizuesi të pjesëve jpër të njëjtin model iu tha të rriste prodhimin me rreth 30%.
Ndërsa rritja e shitjeve të iPhone 17 është mbresëlënëse, kjo mund të nënkuptojë lajme të këqija për iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max.