Screenshot_1-13-780x439

91 vjeçari që ka agjëruar 75 herë Ramazanin

I kishte vetëm 12 vjet kur kishte filluar të agjëronte ramazanin për herë të parë. Ndonëse kohët ishin të vështira, kjo nuk e ndaloi Nazif Miftarin nga fshati Dumnicë e Epërme që të agjëronte. Madje, ai ka agjëruar plot 75 herë Ramazanin.

Edhe pse sot është 91 vjeç, Nazifi nuk ka harruar detaje se si kishte qenë koha atëherë. Me entuziazëm, por edhe me një nostalgji të madhe, ai tregon se si vepronin sa herë që vinte muaji i ramazanit.

“Atëherë u kon qysh kan than hoxhallart. 12 vjet e ka borgj me ja nise fmija i vogël. Që e kan shneten mirë, 12 vjet, që jo e kan shty. 12 vjeç ja kom nisë, 1942, kur u ndrru derrzhava. Sahata ska pasë. Me diell kem punu. Gjysma e ditës, 12-tshi. Kur u kthy hija ndrejtim t’vet e kem ditë që u bo dreka. Dita gat, verës kom pritë, kem korrë me drapën. Me drapën me korr e me ninu 18 sahat u kon. E kena përballu qashtu. Dikur osht ardhë tu përmirsu, dul kosa, naj ka lehtu”, tha Miftari.

Sfidë për të agjëruar, Nazifi tregon se ishte mungesa e orës. Kjo ngase ata asnjëherë nuk e dinin sigurt se kur ishte koha e iftarit apo e syfyrit. Por, për ta treguar kohën, përdorej një metodë interesante.

“Vike iftari, ska pasë atëherë ksi far senesh. Ish naj ditë që e marrshin hoxhën, qitshin petlla nfortere. Me bo petlla. U bojke iftari, e falshim akshamin, taravitë. Mandej u qkepshin gjinja mu bo gati për syfyr.. U kon tupanxhia, me marrë me tupan me kallxu vaktin e drekës të akshamit, kur u bojke iftari rrehke tupani. Her kishim her skishim me pagu tupanxhinë. Rrehke tupani thojshin krisi topi, u bojke iftari bojshim iftar. Tupanat u dufke mi ngu kush u kon ma i vjetër kush ka mujt me i përcjell pak, kush ka mujt me qindru prej gjumi e prej slodhti ku po rreh tupani ku nihet nsheher ose nkatun të madh se tonat katunet skishin tupan. Jena qu me tahmin. Kush u kon ma i vjetër u dal i ka thirre kojshin qu se rrehi tupani per syfyr. Jena qu nsyfyr, uj kena marrë dikun ma larg mat ftoft kishe se ather skena pasë ku me ftof”, u shpreh ai.

Tutje, mes kujtimeve të shumta që Nazifi mban mbi supe, tregoi një rast kur rrethanat e kishin detyruar që ta prishte agjërimin.

“Dy Ramazana i kom hangër në ushtri kur jom shku. Kur jom ardhë te shpija e kom ninu njonin ramazan, kanë thanë hoxhallart kur osht dita mas shkurti zgjedhe. Njonin skom mujt, ishalla Zoti ma ka falë, mos asni ditë se kom huç, hiç hiç”, tha ai.

Ne po e lëmë Nazifin këtu, me shpresë që ta ketë shëndetin e mirë e të rrojë edhe për shumë mot. /RTVDukagjini/

 

Shopping Basket
IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH