Rtv Pendimi

Zjarri kaplon fshatrat në Shtime, Suharekë dhe Prizren

Zjarri kaplon fshatrat në Shtime, Suharekë dhe Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur shpërthime zjarri në fshatrat e Prizrenit, Suharekës dhe Shtimes, njofton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, është raportuar se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pyll mbi fshat.

Kurse, në fshatin Studencan të Suharekës, raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri 200 hektar fushë dhe një pjesë e malit.

Shpërthim zjarri dje kishte edhe në fshatin Pllanjane të Prizrenit, ku është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri shkurret dhe pishat.

Në këto vende kanë dalë njësitë përkatëse, gjithashtu edhe ekipi i zjarrfikësve ku ka punuar për ta shuar zjarrin.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH