Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Diasporë, më 03.08.2021, në orën 14:00, në lokalet e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë, do të shtrojë një drekë për mërgimtarët tanë.
Ekrem ef. Simnica, drejtor për Diasporë tha se ky takim-drekë me mërgimtarët tanë tashmë është bërë tradicional nga Kryesia e BIRK-ut dhe se të gjithë janë të mirëpritur, njëherësh falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm që ka me imamët dhe kryetarët e këshillave të xhamive të shqiptarëve në diasporë.