
Zjarre të mëdha shpërthejnë në gjithë Greqinë, vendi përballë valës së të nxehtit
Një seri zjarresh shpërthyen të mërkurën në gjithë Greqinë, ndërsa vendi është përballur me një valë të nxehti që nga fillimi i javës, transmeton Anadolu.
Një zjarr që shpërtheu pasditen në prefekturën Lasithi në Kretën lindore është veçanërisht serioz, me autoritetet që kanë lëshuar urdhra evakuimi për qytetarët në Agia Fotia, Achlia, Galini dhe Ferma drejt Ierapetrës, raportoi transmetuesi publik ERT.
Dhjetëra zjarrfikës, të mbështetur nga mjete ajrore zjarrfikëse, po punojnë për të parandaluar përhapjen e zjarrit në një zonë ku ndodhen hotele, tha transmetuesi.
Mediat e Kretës kanë publikuar pamje që tregojnë se zjarri ka arritur në afërsi të detit.
Një zjarr tjetër ka shpërthyer edhe në ishullin Cerigo më vonë gjatë, ndërsa një tjetër në zonën Vourvourou të Halkidikit është vënë nën kontroll.