
Vidhen para në një xhami në Viti
Një rast i vjedhjes është raportuar sot në një nga xhamitë e komunës së Vitisë. Sipas burimeve, persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit të xhamisë dhe kanë marrë një shumë të caktuar parash që besohet të jenë donacione të besimtarëve.
Rasti është paraqitur në polici, ndërsa njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme. Autoritetet po punojnë për identifikimin e të dyshuarve dhe ndriçimin e plotë të rastit.
Imami dhe këshilli i xhamisë kanë shprehur keqardhje për incidentin, duke theksuar se vjedhja e mjeteve të dedikuara për objektin fetar dhe aktivitetet e tij përbën një akt të shëmtuar dhe të papranueshëm.
Policia apelon qytetarët që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, të lajmërojnë organet kompetente.