Vdes ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani

Vdes ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani

Ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani, ka vdekur në moshën 56 vjeçare.

Nishani ka vdekur në një spital në Gjermani ku ishte i shtrirë për më shumë se një muaj e ku ishte transferuar për një trajtim më të specializuar.

Top Channel shkruan se Bujar Nishani pësoi vdekje të trurit dhe se nuk kishte shpresa për të dalë nga koma, prandaj edhe i është kërkuar familjarëve që të marrin vendimin për ta shkëputur nga aparatura.

Më 20 prill të këtij viti, ish-presidenti shqiptar u shtrua me urgjencë në Sanatoriumin e Tiranës, për shkak të komplikimeve shëndetësore pas infektimit me COVID-19, derisa më 23 prill u transferua në Gjermani.

Bujar Nishani ka lindur më 29 shtator 1966  dhe mandatin presidencial e mori në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli në korrik të vitit 2017.