Turqia, e 7-ta në botë për prodhimin bujqësor organik

Turqia, e 7-ta në botë për prodhimin bujqësor organik

Aktivitetet e bujqësisë organike Turqia i ka nisur me 8 produkte, kurse sot numrin e produkteve organike ajo i ka rritur në 235 dhe plotëson 7% të produkteve që importon Evropa në këtë fushë. 

Përveç kësaj, me 211 tonë produkte Turqia është bërë vendi i 6-të që eksporton më së shumti produkte organike në vendet evropiane.

Pavarësisht efekteve negative të pandemisë së shkaktuar nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) vitin e kaluar në Turqi u prodhuan 1,6 milionë tonë produkte organike.

Në përputhje me metodat e bujqësisë organike në Turqi kryesisht prodhohen fiq të thatë, kajsi të thata, rrush i thatë, grurë, ullinj, lajthi, arra, stika, bishtajore, bimë aromatike medicinale, pambuk, fruta me kokrra dhe fruta dhe perime të freskëta. Midis produkteve të përpunuara dallohen lëngjet dhe koncentrate të ndryshme frutash, frutat dhe perimet e ngrira dhe vaji i ullirit.

Përveç kësaj, Turqia vitet e fundit ka bërë përparim edhe në prodhimin organik shtazor. Nga ky sektor kanë nisur të zënë vendin e tyre në treg produkte si: mishi, qumështi, kosi, djathi, vezët dhe mjalti.