Rtv Pendimi

Türkiye kërkon mbështetje nga aleatët e NATO-s në luftën kundër grupeve terroriste

Türkiye kërkon mbështetje nga aleatët e NATO-s në luftën kundër grupeve terroriste

Türkiye u kërkon aleatëve të saj të NATO-s që të japin mbështetjen e tyre në luftën kundër organizatave terroriste, përfshirë PKK-në dhe Organizatën Terroriste FETO, derisa ato të eliminohen plotësisht, tha sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë pas seancës treorëshe, e cila u mbajt në kryeqytetin Ankara nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Këshilli tha se Türkiye “ka përmbushur plotësisht dhe sinqerisht” detyrimet e saj në aleancë dhe se ajo pret të njëjtën gjë nga anëtarët e tjerë.

Duke nënvizuar vendosmërinë e Ankarasë për të vazhduar luftën kundër FETO-s derisa të eliminohet plotësisht, deklarata tha se Türkiye është e gatshme të luftojë të gjitha llojet e rrezikut për “unitetin dhe vazhdimësinë e saj kombëtare”, duke përfshirë organizatën terroriste PKK dhe degët e saj, si dhe FETO-n, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Deklarata iu referua samitit të NATO-s në kryeqytetin spanjoll Madrid muajin e kaluar për të diskutuar aplikimin zyrtar të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën transatlantike, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Türkiye kishte shprehur kundërshtime ndaj aplikimeve për anëtarësim, duke kritikuar vendet për tolerimin dhe madje mbështetjen e grupeve terroriste.

Një marrëveshje trepalëshe e nënshkruar midis vendeve në qershor përcakton se Finlanda dhe Suedia nuk do të ofrojnë mbështetje për YPG-në, degën siriane të PKK-së, as për Organizatën Terroriste FETO, grupin që qëndron pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016 Türkiye, duke theksuar se Ankaraja i jep mbështetje të plotë Finlandës dhe Suedisë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tyre kombëtare.

– Greqia

Gjithashtu, Këshilli preku edhe çështjet midis Türkiye-s dhe Greqisë.

“Vazhdimi shkeljeve të Greqisë në ujërat territoriale dhe hapësirën ajrore dhe veprimet e tjera provokuese janë të papranueshme”, thuhet në deklaratë.

“Administratës greke i është bërë gjithashtu thirrje sërish që t’i japë fund aktiviteteve që rrezikojnë jetën e migrantëve të parregullt dhe shkelin të drejtat e njeriut dhe ligjin humanitar”, theksohet më tej.

Këshilli shprehu gjithashtu “mbështetje të fortë” për vizionin e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) “për një zgjidhje me dy shtete mbi bazën e barazisë sovrane dhe statusit të barabartë ndërkombëtar”.

– Lufta Rusi-Ukrainë, kriza globale

Në lidhje me luftën e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës, Ankaraja bëri thirrje që “të shpallet një armëpushim gjithëpërfshirës”, përpara se lufta “të çojë në më shumë viktima dhe shkatërrime”.

Türkiye riafirmoi përpjekjet e saj “për të zgjidhur çështjen që po kthehet në një krizë globale ushqimore me vendosjen e një vullneti të qëndrueshëm”.

“Efektet politike dhe sociale në zgjerim të krizës ekonomike globale, e cila u thellua nga pandemia e koronavirusit dhe konfliktet e mëpasshme në mbarë botën, u vlerësuan në të gjitha dimensionet, si dhe u shqyrtuan masat që duhen marrë për të forcuar vendin tonë në të gjitha fushat kundër kërcënimeve të mundshme që mund të lindin në të ardhmen”, shtoi Këshilli.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH