
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafikut të mallrave në kufij
Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi njoftoi të enjten se ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallra me Bashkimin Evropian, e cila ka prekur edhe bizneset në Kosovë.
Shoqata tha se pasi një takimi me përfaqësuesit e Qeverisë malazeze janë gjetur zgjidhje për një numër të konsiderueshëm problemesh dhe se për rrjedhojë ka filluar t’i tërheqë kamionët nga pikat kufitare, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi.
“TVSH-ja po rimbursohet brenda afatit të përcaktuar me ligj. Kemi marrë garanci se periudha e transitit për mallrat e importuara nga Mali i Zi do të jetë 72 orë. Kemi marrë garanci se propozimi për përvojë pune preferenciale do t’i paraqitet Qeverisë për votim”, u tha pas takimit.
Por, shoqata shtoi se problemi me akcizën e karburantit nuk është zgjidhur.
“Por, ne kemi marrë garanci se të gjitha temat kryesore me partnerët evropianë, përfshirë ETIAS dhe akcizën mbi naftën, do të diskutohen në mënyrë që të na stimulojnë. Rritja e orarit të punës së inspektorëve fitosanitarë do të zgjatet”, theksuan përfaqësuesit e transportit.