[There are no radio stations in the database]

Sulm me armë zjarri ndaj xhamisë shqiptare në Hollabrunn të Austrisë

Mbrëmjen e kaluar, pak para mesnatës, xhamia shqiptare në Hollabrunn u sulmua me armë zjarri. Sipas informacioneve fillestare, në momentin e incidentit nuk kishte persona brenda objektit, pasi besimtarët e kishin lënë xhaminë vetëm disa minuta më herët.

Nga të shtënat janë shkaktuar dëme materiale në objekt, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Rasti ka shkaktuar shqetësim të madh te komuniteti shqiptar dhe më gjerë, duke ngritur alarmin për sigurinë e objekteve fetare.

Bashkësia Fetare Shqiptare e ka dënuar ashpër këtë akt, duke e cilësuar si sulm ndaj bashkëjetesës dhe paqes ndërfetare. Në reagimin e saj, ajo ka kërkuar nga autoritetet austriake që rasti të hetohet me urgjencë, autorët të identifikohen dhe të merren masa shtesë për rritjen e sigurisë së objekteve fetare.

Autoritetet austriake kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa komuniteti shqiptar apelon për qetësi, unitet dhe ruajtjen e bashkëjetesës paqësore në shoqëri.


Vazhdo leximin

Pas këti postimi

MUAJI REXHEB


Thumbnail
[There are no radio stations in the database]