Rtv Pendimi

Studentja muslimane në Mynih tentohet të përjashtohet nga provimi për shkak të shamisë

Studentja muslimane në Mynih tentohet të përjashtohet nga provimi për shkak të shamisë

Një profesor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Mynihut në Gjermani ka tentuar të përjashtojë një studente muslimane nga provimi online me arsyetimin se ajo mbante shami, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ngjarjen e ka bërë të ditur vetë studentja, e cila studionin Inxhinierinë Mekanike, duke shkruar në një deklaratë në llogarinë e saj rrjetet sociale me emrin Kübra, se profesori i kërkoi të hiqte shaminë në provimin e mbajtur më 27 janar.

Studentja në fjalë ka deklaruar se megjithëse i kishte thënë profesorit se shaminë e mbante për arsye fetare, profesori ka këmbëngulur që ta hiqte atë dhe se nëse nuk e bënte këtë, do të konsiderohej e pasuksesshme në provim.

Pasi u dëgjua incidenti, rezultoi se edhe një tjetër studente musliman në të njëjtin universitet kishte problem të ngjashëm.

Në një deklaratë të bërë një muaj pas incidentit, administrata e universitetit u kërkoi falje të dy studenteve dhe deklaroi se kjo praktikë kishte për qëllim marrjen e masave paraprake ndaj mashtrimit dhe kundër mundësisë së mashtrimit me kufje.

Në deklaratë thuhej se studentet janë ftuar në shkollë dhe se thuhej se incidenti është marrë nën hetim, ndërsa rezultati do të shpallej veçmas në përfundim të hetimit.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH