RTV PENDIMI

Lajme

Siri, avionët luftarakë izraelitë kryen sulme pranë Damaskut

Avionët luftarakë izraelitë sot herët në mëngjes kryen një sulm me raketa pranë kryeqytetit sirian, Damaskut, njoftoi agjencia e lajmeve e regjimit sirian SANA, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Armiku izraelit nisi agresionin ajror me një seri raketash nga drejtimi i Rijakut, në lindje të Bejrutit, duke synuar disa pika afër Damaskut”, raportoi SANA, duke cituar një burim ushtarak.

Burimi tha se mbrojtja ajrore siriane ka interceptuar predha dhe ka rrëzuar disa prej tyre.

Një burim ushtarak ka konfirmuar se nga sulmi janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar mbi akuzat.

Izraeli ka shënjestruar forcat iraniane dhe të regjimit sirian në Siri prej vitesh dhe rrallë ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e