Shqipëria goditet nga një tërmet

Shqipëria goditet nga një tërmet

Shqipëria është goditur një tërmet me magitudë 4.5 ballë, ndërkohë paraprakisht nuk është raportuar nga autoritetet për dëme në njerëz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë ka njoftuar se tërmeti është regjistruar me epiqendër në Qarkun e Lezhës në një thellësi 20 kilometra.

Ndërkohë, tërmeti është ndjerë edhe në disa qytet të tjera të vendit, ndërsa banorët në Lezhë kanë dalë në ambient të hapur për shkak të panikut të shkaktuar nga lëkundjet.

Paraprakisht autoritetet në vend nuk kanë njoftuar për njerëz të lënduar nga tërmeti apo për dëme materiale.