Auto-Skicë

Shpërthimi në një minierë ari në Burkina Faso, dhjetëra të vdekur

Së paku 59 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një kantier artizanal të minierës së arit në jugperëndim të Burkina Fasos, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një autoriteti rajonal të cituar nga L’Agence d’Information du Burkina (AIB), agjencia zyrtare e lajmeve e këtij vendi, shpërthimi i fuqishëm gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha materiale në vendin e grumbullimit të arit Gomgombiro në Gbomblora, një fshat rreth 386 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Ouagadougou.

Eksplozivët “ndoshta” shkaktuan “një shpërthim të fortë” dhe nxorën trupa jashtë vendit, shtoi autoriteti.

Në këtë vend të Afrikës Perëndimore, ku ari është bërë produkti kryesor pas pambukut, tragjeditë janë të përsëritura në vendet e minierave artizanale.

Më i fundit ndodhi të premten në pjesën jugore, kur dy persona humbën jetën pas një rrëshqitje dheu.