
Shpërndahen ushqime për palestinezët që vuajnë nga uria në Gaza
Një organizatë bamirësie shpërndau ushqim për palestinezët që po hasin vështirësi për shkak të bllokadës izraelite dhe sulmeve të vazhdueshme në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Kishte një grumbull njerëzish gjatë shpërndarjes së ushqimit në Qytetin e Gazës.
Që nga 2 marsi, Izraeli kishte mbyllur të gjitha kalimet në Gaza, duke ndaluar hyrjen e ushqimit, ilaçeve dhe ndihmës humanitare.
Vdekjet e fundit e çuan numrin e vdekjeve nga kequshqyerja në 101, 80 prej tyre fëmijë, që nga tetori 2023.