Rtv Pendimi

Shkup, kryetari i Dijanetit turk takon kreun e BFI-së

Shkup, kryetari i Dijanetit turk takon kreun e BFI-së

Kryetari i Çështjeve Fetare (Dijanet) të Turqisë, Ali Erbaş, sot në Shkup u takua me kryetarin e Bashkësisë Islame Fetare të Maqedonisë së Veriut (BFI), Shaqir Fetahu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si pjesë e vizitës së tij në Shkup, Erbaş takoi Shaqirin në selinë e BFI-së në Shkup, ndërsa pas takimit që u zhvillua prapa dyerve të mbyllura, dy krerët fetarë u prononcuan para mediave.

“Bashkëpunimi historik midis Kryesisë turke të Çështjeve Fetare dhe Bashkësisë Islame Fetare të Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë sot dhe në të ardhmen”, tha Erbaş, i cili dje zhvilloi vizita në qytete të ndryshme të Bullgarisë.

Ai theksoi se do të punojnë në konsultim me njëri-tjetrin për sa u përket shërbimeve fetare dhe arsimit fetar.

Kreu fetar i Turqisë tha se vendi i tij do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit për sa i përket ndërtimit, restaurimit dhe riparimit të xhamive, pasi, siç theksoi ai, ato janë “zemra e qyteteve dhe lagjeve”.

Nga ana tjetër, kreu i BFI-së së Maqedonisë së Veriut, Fetahu, tha se vizita e kryetarit të Dijanetit është një nder dhe fat i madh për të gjithë besimtarët e vendit, në veçanti për Bashkësinë Fetare Islame.

“Ne biseduam shumë edhe për bashkëpunimin tonë në të ardhmen, investimet që i ka bërë Dijaneti me institucionet e saj më herët dhe të cilët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite”, tha Fetahu, duke theksuar se me këtë rast i kanë shprehur falënderime kreut të Dijanetit turk.

“Ne mbesim në atë që bashkëpunimi jonë të jetë vërtet i afërt, të jetë vëllazëror dhe të vazhdojmë së bashku të mbrojmë vlerat e Islamit dhe mendoj se me shpjegimin adekuat të Islamit, praktikimit të tij, organizimit të tij, është një vlerë e madhe jo vetëm për besimtarët islamë, por për gjithë shoqërinë, për gjithë vendin ku ne jetojmë, sepse Islami është besimi i paluhatshëm tek i madhi Zot, është dije, shkencë, është vlerë morale, është paqe, tolerancë, humanitet dhe bashkëjetesë me të gjithë njerëzit të cilët vërtet kanë dëshirë të jetojnë sipas asaj që është e mirë”, u shpreh Fetahu.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH