Rtv Pendimi

BABAI IM, PSE NUK E FAL NAMAZIN E SABAHUT?!

Një ditë nga ditët mësuesi gjatë orës së mësimit filloi të flet për namazin, në veçanti për vlerën dhe rëndësinë e namazit të sabahut. Fjalimi i mësuesit ishte shumë prekës dhe ishte një mesazh i rëndë­si­shëm për çunat që i mësonte të klasës së tretë të shko­llës fillore. Në mesin e atyre çunave gjendej një çun, i cili u ndikua shumë nga fjalimi i mësuesit të tij.

Ai më herët asnjëherë nuk e kishte falur namazin e sabahut, as ai e as familja e tij!! Kur u kthye në shtëpi, filloi të mendon për të nesërmen, se si të zgjohet për namazin e sabahut!? Mendoi, mendoi dhe në fund nuk gjeti asnjë zgjidhje tjetër, përveç se tanë natën të mos flejë dhe ta pret kohën e namazit të sabahut! Dhe me të vërtetë, e realizoi atë që e mendoi!! Kur e dëgjoi ezanin, doli nga shtëpia dhe u nis drejt xhamisë për ta falur namazin e sabahut, mirëpo rrugës i doli një problem?! Xhamia ishte shumë larg dhe frikohej të shkojë i vetëm. Nga mërzia filloi të qajë dhe u ul para dere, kur në ato momente papritmas e dëgjoi zhurmën e këpucëve që vinte nga rruga. E hapi derën dhe doli shpejt! Kur doli jashtë e vërejti një plak të cilin e njihte, ishte gjyshi i shokut të tij Ahmedit, djalit të fqinjit. Plaku ishte nisur në drejtim të xhamisë për ta falur namazin dhe fëmija filloi t’i shkojë pas, mirëpo me qetësi të madhe që të mos e vërejë plaku. Çuni frikohej se nëse plaku e vëren se i shkon pas shpine, do ta lajmërojë familjen e tij dhe ata do ta ndalin nga namazi dhe do ta dënojnë.

Në këtë mënyrë veproi një periudhë të gjatë, për çdo mëngjes dilte e priste plakun dhe i shkonte pas shpine deri në xhami, e pastaj kthehej në shtëpi. Mirëpo pas një periudhë plaku ndërroi jetë dhe kur e kuptoi çuni u mërzit tepër derisa filloi të qajë pan­dërprerë. Prindi i tij kur e pa të birin në atë gjendje u çudit dhe e pyeti duke i thënë: O biri im, pse po qan për plakun shumë? Ai nuk ishte moshatari yt që të luash me të dhe nuk ka qenë i afërmi yt e mos ta shohësh më?! – Shikoi çuni prindin e vet me sy të lotuara e të pikëlluara dhe i tha: Më mirë kishte qenë që ti të vdesësh, e jo plaku?! – Prindi nga këto fjalë të birit u tremb, u çudit se pse ia thotë i biri këto fjalë dhe pse e do plakun aq shumë?! – Ky çun i dashur iu për­gjigj prindit dhe i tha: Nuk qaj se e humba as për atë e as për atë?! – E atëherë pse qan, e pyeti prindi?? – Qaj për hir të namazit! Po, për hir të namazit!!

Dhe duke i rrjedhë lotët i tha: O prindi im, pse nuk e fal namazin e sabahut?? Përse, o babai im, nuk bëhesh sikurse ai plaku dhe sikurse shumë të tjerë të cilët i pash se e falnin namazin?! – Ku i vërejte ata se e falnin namazin, u çudit prindi?! Në xhami, o prindi im!! – Si ka mundësi t’i kishe parë ti në xhami, u çudit prindi?!

Çuni në fund ia shpjegoi rastin dhe ia qartësoi se si shkonte në namazin e sabahut pas plakut edhe atë për çdo ditë!! Nga fjalët e të birit, prindi u prek dhe u ndikua shumë, derisa filloi lëkura t’i rrëqethet dhe lotët t’i rrjedhin dhe në fund ta përqafojë të birin.

Nga ajo ditë, ai asnjëherë nuk e la namazin në xhami.

I lumtë atij prindi… i lumtë atij çuni… dhe i lumtë atij mësuesi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH