1-16-780x439

Shiu i rrëmbyeshëm befason pelegrinët në Mekë, pas temperaturave mbi 40 gradë besimtarët falënderonin Zotin për freskinë që ua solli

Një shi i rrëmbyeshëm ka befasuar pelegrinët në Mekë. Të jashtëzakonshme ishin pamjet në Qabe, vendi i shenjtë i myslimanëve në mbarë botën.

Në Arabinë Saudite shirat janë shumë të rrallë, kurse në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje të ndryshme ku shiheshin pelegrinët me ombrella në duar, duke kryer ritualet e tyre fetare, transmeton Telegrafi.

E ky ndryshim drastik dhe i menjëhershëm i motit habiti edhe besimtarët, që vazhdimisht falënderonin Zotin për shiun që po binte dhe po freskonte edhe ajrin por edhe tokën që është tejet e thatë.

Temperaturat në Arabinë Saudite këto ditë janë shumë të larta, ku dita ditës po tejkalojnë shifrën e 40 gradë celsius. /Telegrafi/

 

Shopping Basket
IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH