Faruk sinani

Shërohet plotësisht imami Faruk Sinani

Imami nga Mitrovica Faruk Sinani i cili tash e 7 muaj po qëndronte për shërim në Turqi, është kthyer sot në vendlindje.

Dr. Sinani u rikthye në Kosovë pas shërimit të plotë në shtetin turk, ku qëndroi në gjendje kome për një kohë të gjatë.

Imami u infektua me koronavirus në shtator të vitit të kaluar, për çka familjarët dhe Bashkësia Islame kishin kërkuar lutje dhe ndihmë nga qytetarët.