RTV PENDIMI

Lajme

SHBA, numri i viktimave nga tornadoja në Kentaki mund të arrijë deri në 100

Numri i të vdekurve nga tornadot që goditën shtetin juglindor amerikan të Kentakit “ka gjasa të jetë rreth 70 deri 100”, tha guvernatori i këtij shteti të shtunën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke e përshkruar zonën si “të shkatërruar”, Andy Beshear në një konferencë për shtyp tha se shumë qarqe u prekën nga erërat e forta, ndërsa Mayfield ishte një nga qytetet më të goditura.

Ai tha gjithashtu se stuhitë shembën çatinë e një fabrike qirinjsh, e cila shkaktoi viktima të shumta.

Më herët, guvernatori tha se të paktën 50 njerëz besohet të kenë vdekur për shkak të tornados.

Torndao të fuqishme goditën veçanërisht Graves County të Kentakit të premten vonë.

Ndërkohë, Beshear shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas tornados dhe i paraqiti një kërkesë administratës së presidentit Joe Biden për shpallje të menjëhershme federale të emergjencës.

Sipas guvernatorit, 181 pjesëtarë të gardës kombëtare janë vendosur në zonat e prekura për kërkimin, nxjerrjen dhe pastrimin e mbeturinave.

Turqia shprehu dhimbjen për incidentin vdekjeprurës. Ministria e Jashtme përmes një deklarate i shprehu ngushëllime popullit dhe qeverisë amerikane dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e