SA VJEÇ JE ?!

Rrëfehet për një njeri se ishte simpatizues i udhëtimeve dhe i dhënë pas dëfrimeve. Një ditë prej ditëve, ndodhi që të viziton një prej qyteteve, dhe në programin e tij të vizitave, ishte në plan të vizitohen edhe varrezat e qytetit!

Duke ecur nëpër varreza, nga pamja e tyre dhe nga varret e shumta, zemra filloi t’i zbutet dhe shpirti t’i qetësohet. Një varr nga varret ia tërhoqi vëmendjen, në dërrasën e tij vërejti se shkruante: filani i biri filanit, i lindur në vitin 1934 dhe i vdekur në vitin 1989, dhe mosha e tij ishte dy muajsh!!

U habit dhe ashtu i çuditur u nis drejt atij që i hap varret dhe e pyeti për këtë dallim!

Punëtori iu përgjigj: Ne në qytetin tonë, moshën e njeriut e krahasojmë sipas shpikjeve dhe veprimtarisë së tij, e jo sipas viteve të tij!

Atëherë ky njeri ia kthehu në shaka dhe lojë: “Nëse më vjen exheli në qytetin e juaj shkruani mbi varrin tim: Ky djalosh vdiq gjatë lindjes së tij!!”.

Pra, jeto sa më gjatë dhe mos u kënaq me jetë të shkurtër!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU