Urime-Ramazani-Rtv-Pendimi

Rtv Pendimi ua uron muajin e bekuar të Ramazanit !

Të dashur ndjekës të Rtv Pendimit, jemi në fillim të muajit të bekuar Ramazan muajit të mëshirës, muajit të solidaritetit e empatisë muajit me grumbuj mirësish, me çrast u dëshriojmë të gjithëve një muaj të lehtë e të këndshëm !

Çoftë muaji i reflektimit e mundësia e artë e shpërblimit.

Allahu xh.sh ua pranoftë të gjitha punët e mira.
Ju përgëzojmë me porosinë që i Përndrituri Muhamed s.a.v.s i përgëzoj shokët e tij :

“Ju erdhi muaji i ramazanit, muaji i bekuar. Allahu ju ka urdhëruar të agjëroni në të. Në këtë muaj hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe shejtanët prangosen. Në këtë muaj është një natë, vlera e së cilës është më e madhe se një mijë muaj. Kush privohet nga kjo e mirë, ai është vërtet i privuar.”