reis ul ulema BFI rmv

Reisul Ulema i BFI e RMV Shaqir Fetahu dënon djegien e Kur´anit

Kur’ani Famëlartë është libër hyjnor dhe i shenjtë dhe si i tillë është bazë e ngritjes shpirtërore dhe jetësore e gjithë muslimanëve të botës, si dhe muslimanëve të Europës ku janë pjesë përbërëse edhe muslimanë e vendit tonë.
Andaj, me indinjatë të thellë pranuam lajmin e djegies dhe nëpërkembjes së Kur’anit Famëlartë nga ekstremistë politik të Suedisë, me çka thellë kanë prekur në ndjenjat e pjestarëve të Islamit dhe botës së qytetëruar. Ky gjest i egër dhe i shëmtuar më tepër prek në harmoninë ndërfetare, dialogun ne mes besimeve si dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet ndërnjerëzore si dhe prishjen e paqës dhe tolerancës në mes popujve.
Andaj, Bashkësia fetare islame e RMV thellë e dënon këtë ngjarje të shëmtuar dhe të errët, dhe apelon te të gjithë se gjestet e këtilla janë antinjerëzore dhe aspak nuk i kontribuojnë vlerave dhe zhvillimeve pozitive në Europë dhe botë dhe se BFI dhe muslimanët gjithmonë kanë dënuar dhe gjykuar aktet e ketilla nga kushdo që vijnë ato.