
Pse vajza ime 4 vjeçare refuzon të vishet dhe ankohet për dhembje, ndonëse mjekët thonë se është mirë?
Përshëndetje, hoxhë!
Desha ta flas një temë me ju, në lidhje me vajzën tonë 4 vjeçe.
Ne jetojmë në Gjermani dhe prej pushimit të vitit të kaluar, Verës vajza po ka shumë problem të vishet me rroba, çdo herë thotë se ka dhembje, i është mbushur mendja për këtë e ne si rezultat, po hasim në vështirësi në veshje të saj.
Më herët, asnjë herë s’e kemi pas këtë problem me të kurse për nga ana mjekësore, mjekët po na thonë se gjithçka është në rregull me vajzën.
Kur po shkojmë të blejmë rroba, kërkon blerjen e tyre nga më të ndryshmet, por kur vijmë në shtëpi, nis e qanë dhe në asnjë mënyrë s’lejon veshjen e tyre.
Si rezultat i veprimeve të tilla nga ana r vajzës, të panjohura dhe të pavepruara nga ajo në të kaluarën, ne si prind po dyshojmë nëse i është bërë magji në këtë drejtim sepse është e pamundur që ajo të ndjejë dhembje nga çdo teshë që e vesh.
Nuk po dijmë se çfarë të bëjmë, falë Zotit, vajza është shumë e mençur dhe e bukur po ashtu, por si rezultat i kësaj situate, ajo ka nis të bëhet nervoze dhe shumë e dhunshme, situatë kjo e cila ka ndikuar edhe në humbjen e peshës te ajo për çka edhe po qanë dhe po e vuan këtë gjendje e situatë të saj.
Çfarë mund të ketë vajza në të vërtetë dhe bashkë, si mund ta tejkalojmë sa më mirë, sa më lehtë dhe sa më shpejtë, ajo dhe ne si familje, gjendjen, situatën në fjalë, si mund të arrijmë deri në shërim të plotë dhe kthim në gjendjen e saj të natyrshme?!
Elhamdulilah që Allahu ju ka begatuar me fëmijë. Fëmija është dhunti prej Allahut që meriton të falënderohet. Siç e dini që fëmijët mund të ndikohen lehtë prej mësyshit dhe kjo të ndikojë në jetën e përditshme të fëmijës. Andaj pasi që i keni marrë shkaqet mjeksore dhe nuk ka dalë gjë, mirë do ishte që fëmijës ti lexoni Kuran, pra rukje. Shikoni hoxhën e xhamisë suaj ku jetoni ti lexojë vajzës direkt dhe tia fryjë do ujë. Kishte qenë mirë me ia fry do vaj ulliri të pastër me të t’ia lyeni krejt trupin prej te kemba e deri te koka për çdo ditë. Mos e nxjerrni fëmijën nëpër rrjete sociale ku shfaqet bukuria saj sepse lehtë mund të lëndohet. Andaj kujdes. Allahu ia lehtësoftë dhe e shëroftë me shërim të plotë.
Hoxhë Irfan Jahiu