Rtv Pendimi

Pse është e ndaluar të hamë me dorën e majtë?

Pse është e ndaluar të hamë me dorën e majtë?

Pyetja: Allahu na e ka fal dorën e majtë, pse na thuhet që është haram të hamë dhe të pimë me dorën e majtë?

Përgjigja: Arsyeja kryesore hadithi; ” Djalosh ushqehu me te djathten!”. Si edhe hadithi; ” Shejtani ushqehet han e pin me të majtën”. Si edhe hadithi :” … se kur ti ushqehesh me te majtën ushqehet bashkë me ty Shejtani”. Allahu na ka falë shumë gjëra, por disa nga këto që na i ka fal na i ka kufizuar, edhe derrin Zoti e ka fal, por ka thënë është haram, edhe verën Zoti e ka fal, ama ka thënë është haram.  Kështu që, jo çdo gjë që e ka fal Zoti do të thotë se është hallall. Po mirë, pse e bëri Zoti? -Për t’na vënë neve në provë. Për të parë njeriun e devotshëm dhe njeriun jo të devotshëm. Për të parë robin e mirë dhe njeriun e prishur. Janë disa pika, sanksione, i kalove quhesh  shkelës kufiri, shkelësi i kufirit ka probleme, kjo është ideja. Kështu që, nuk është puna pse Zoti e ka krijuar doren e majtë, pse disa veprime duhet të jenë…Zoti nuk pyetet.

Të ishte ligj për shembull, në parlament dhe të ishte kaluar, pyet dot ti? Pyet dot të thuash, ej po pse e keni miratuar këtë ligjin kështu, pyet dot? – edhe ti s’pyet dot për një ligj se është e padiskutueshme, e jo më kur vjen fjala për  ligjin e Zotit dhe për dëshirën dhe vullnetin e Zotit, të thuash: “Po pse, a e ka bërë Zoti këtë?”.  Po shumë gjëra i ka bërë Zoti, po t’i hysh kësaj gjëje i bie t’i biesh murit me kokë, shumë gjëra i ka bërë Zoti, por s’i bën dot. / Dr. Imam Ahmed Kalaja.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH