B0BC002F-D2C8-45B3-8BA9-C21E2B0AAD55

Pse e hanë muslimanët mishin, kur ai mund ta bëjë njeriun agresiv?

Pyetja:

Përse Islami i lejon muslimanët që të konsumojnë ushqim jo-vegjetativ pasi ngrënia e kafshëve mund ta bëjë njeriun agresiv, mizor dhe të egër?

***

Përgjigjja:

1. Vetëm kafshët barngrënëse janë të lejuara për t’u ngrënë.

Pajtohem me atë se çfarëdo ushqimi që konsumon njeriu ajo ka efekt në sjelljet e tij. Kjo është njëra prej arsyeve që Islami e ndalon ngrënien e kafshëve mishngrënëse, siç janë: luani, tigri, leopardi, etj., kafshë të cilat janë të egra dhe mizore. Konsumimi i mishit të këtyre kafshëve mesa duket mund ta bëjë njeriun të rebeluar dhe agresiv. Feja islame lejon vetëm të ngrënit e kafshëve barngrënëse, si: lopa, dhia, delja, etj. Këto kafshë janë të urta dhe të qeta. Muslimanët ushqehen me mishin e kafshëve të buta dhe të qeta për arsye se muslimanët janë paqedashës dhe njerëz kundër dhunës dhe terrorit.

2. Kurani thotë se Muhamedi e ndalon atë që është e dëmshme.

Lavdiploti në Kuranin Famëlartë thotë: “…Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur.” (Araf: 157).

“Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” (Hashr: 7).

Për muslimanin, thënia e Muhamedit është e mjaftueshme për ta bindur atë se Allahu xh.sh., nuk dëshiron që qeniet njerëzore të hanë disa lloje mishi, ndërkohë që atyre u lejon disa lloje të tjera.

3. Hadithi i Muhamedit e ndalon që të ushqehemi me mishin e kafshëve mishngrënëse.
[1].

Muhamedi e ka ndaluar të ngrënit e këtyre llojeve:

a. Kafshët e egra, të cilat kanë dhëmbë shqyes, fjala vjen mishi i kafshëve mishngrënëse. Këto kafshë i takojnë familjes së maceve, siç janë: luani, tigri, macet, qentë, ujqit, hienat.

b. Disa kafshë të fëlliqura të cilat sjellin sëmundje, si minjtë dhe lepujt me kthetra (me thonj të mëdhenj).

c. Disa zvarranikë, si gjarpërinjtë, krokodilët, etj.

d. Zogjtë grabitqarë me kthetra, si për shembull, huti, shqiponja, sorrat, qukapiku, etj.

Si rrjedhojë, deri më tani nuk kemi hasur në ndonjë të dhënë shkencore e cila argumenton se të ushqyerit me mish (ushqime jo-vegjetative) mund të shkaktojë agresivitet te njeriu.

Dr. Zakir Naik
Përktheu: Feim Dragusha