thumbs_b_c_1865fc40ddd0764f6674423fb7fd6f46

Prizen, mbështetësit e presidentit Erdoğan festojnë suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale

Suksesi i presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është festuar me entuziazëm në qytetin e Prizrenit, raporton Anadolu.

Pasi u bënë të njohura rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve, qindra kosovarë dhe qytetarë turq që jetojnë në vend u mblodhën rreth Konsullatës së Përgjithshme të Türkiyes në Prizren në sheshin historik të Shatërvanit të Prizrenit, duke festuar me daulle dhe surle.

Turma, duke mbajtur flamuj të Türkiyes dhe të Kosovës, brohoriste parulla në favor të presidentit Erdoğan.