
Policitë e Shkupit dhe Sarajevës të vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin
Shefi i Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup, Sasho Topallovski zhvilloi një takim pune me një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme e Bosnjë e Hercegovinës, të udhëhequr nga ministri i kantonit të Sarajevës, Admir Katica, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në takim u diskutuan sfidat dhe rreziqet e sigurisë si dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë Shkupi dhe Sarajeva si kryeqytete.
“Në takim u ra dakord edhe për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e shkëmbimit të informacionit, strategjive dhe ideve që do të thotë lëvizshmëri dhe profesionalizëm më i madh i oficerëve të policisë”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.
Gjithashtu, në takim të dy delegacionet theksuan bashkëpunimin e ardhshëm midis forcave policore të dy qyteteve.