[There are no radio stations in the database]

Phone 3 i mungon elementi vizual karakteristik i telefonëve Nothing

Përveç mungesës së dritave Glyph, imazhi gjithashtu tregon se Nothing Phone 3 ka tre kamera të pasme, një konfigurim i ngjashëm me atë që kemi parë në Nothing Phone 3A dhe 3A Pro.

Telefoni i ardhshëm i Nothing do të prezantohet muajin që vjen dhe mban një surprizë në vetvete sipas disa raportimeve.

Informatori i industrisë Max Jambor ndau një foto të një pajisjeje që duket si Nothing Phone 3 dhe imazhi i publikuar prej tij tregon një telefon pa dritat Glyph që janë shndërruar në një simbol i produkteve të kompanisë.

Përveç mungesës së dritave Glyph, imazhi gjithashtu tregon se Nothing Phone 3 ka tre kamera të pasme, një konfigurim i ngjashëm me atë që kemi parë në Nothing Phone 3A dhe 3A Pro. Ai element vizual që ky telefon do të ruajë është kapaku i pasëm transparent.

Telefoni pritet të prezantohet zyrtarisht nga CEO i kompanisë Carl Pei më 1 Korrik dhe përshkruhet si “flagship.” Vitin e kaluar Pei publikoi një video në rrjetin social X ku fliste për integrimin e harduerit dhe inteligjencës artificiale në një mënyrë që të jetë e dobishme për përdoruesit. /


[There are no radio stations in the database]