Përurohet xhamia e re “Sevdaim dhe Kajtaz Sinani” në qytetin e Podujevës

Përurohet xhamia e re “Sevdaim dhe Kajtaz Sinani” në qytetin e Podujevës

Me këndim të Kuranit dhe selavateve është përuruar xhamia “Sevdaim dhe Kajtaz Sinani” “në qytetin e Podujevë, donatorë të së cilës janë familja e Kajtaz  Sinanit 

Në këtë ceremoni mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava,  më bashkëpunëtorë përfaqësues të KBI  të Podujevës, hoxhallarë, e xhematlinjë të shumtë.  Në fillim mirëseardhje mysafirëve iu dëshiroi kryetari i KBI të Podujevës Mensur  ef.Hoti  shprehu falënderime për familjen e Kajtazit për këtë vepër bamirësie e cila duhet të ndiqet nga ne të gjithë, duke lutur Zotin që familjes së  Kajtaz Sinanit tua kompensojë më mirësitë e kësaj bote dhe botës tjetër.

Myftiu Tërnava veç tjerash tha se Vërtet xhami ndërtojnë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit. Xhamitë kanë reflektuar paqe, nder, respekt. harmoni dhe dritë për të gjithë, dinjitet të familjes dhe shoqërisë. Islami është i pastër, s’ka asgjë të përbashkët me terrorizmin e as ekstremizmin. cili potencoi se në këtë mënyrë besimtarët po i përkushtohen edhe më shumë Zotit, duke veçuar rolin e pazëvendësueshëm që xhamitë kanë pasur dhe kanë në Kosovë. “Kush ndërton një xhami në këtë botë, Zoti do tia ndërtojë atij në ahiret një shtëpi prej shtëpive të xhenetit. Kam bindjen se familja e Kajtazit kur ka blerë truallin për ndërtimin e kësaj xhamie por edhe ndërtimin e saj, ndoshta si ka shkuar mendja se duke i hapur  themelet e kësaj xhamie  ka hapë themelet e shtëpisë së vet në ahiret, duke ndërtuar këtë xhami i ka ndërtuar vetës një shtëpi në xhenet. Kjo është dhuratë edhe pr neve të gjallëve këtu por edhe për këtë dhe familjen e tij nesër në ahiret.

Po ashtu Myftiu Tërnava nënvizoi  edhe kontributin edhe të gjithë atyre dëshmorëve që dhanë jetën për vatan që ne të jetojmë të lirë në këto troje.”Shumë nga bijtë e bijat tona janë larguar nga Kosova prej dhunës, persekutimit, disa shuam prej tyre janë burgosur, vrarë e masakruar për këtë vend, ose më mirë të themi nuk ka rrugë as vend këtu në vendin tonë që nuk është ujitur me gjakun e dëshmorëve tanë që ranë për të mos vdekur kurrë që ne sot të frymojmë lirshëm, të ndërtojmë xhami, shkolla, rrugë e infrastrukturë të nevojshme për qytetarët tanë që të arsyetojmë vete qenien tonë të qenurit njeri”-tha mes tjerash Myftiu Tërnava.

Krejt në fund por jo për ka rëndësi familja e Kajtazit  falënderoi të gjithë besimtarët që morën pjesë në inaugurimin e xhamisë dhe iu uroi ata për këtë xhami.