Përderisa imazhi i Francës në Afrikë po përkeqësohet, i Turqisë është në rritje

Përderisa imazhi i Francës në Afrikë po përkeqësohet, i Turqisë është në rritje

Një studim i opinionit publik në Afrikë ka zbuluar se imazhi i Francës në kontinent është duke u dëmtuar gjithnjë e më shumë, megjithatë ai i Turqisë është duke u përforcuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Imazhi i shteteve të huaja që veprojnë në kontinent u zbulua nëpërmjet studimit të quajtur “Africaleads 2021”, i cili këtë vit është përgatitur për të tretën herë me kërkesë nga Këshilli i Investuesve Francez në Afrikë (CIAN)

Studimi është realizuar nga kompania e kërkime me seli në Paris, IMMAR, ku u nda me publikun në Africa Forum 2021 të organizuar online nga CIAN.

Sipas hulumtimit bazuar në mendimet e liderëve të opinionit nga 12 vende të Afrikës, imazhi i Francës në kontinent çdo vit po pëson dëm. Sipas kësaj, Franca e cila në vitin 2019 me 21 për qind ishte në vendin e 5-të në mesin e vendeve me imazh më të mirë në Afrikë, në vitin 2020 ra në vendin e 6-të me 20 për qind.

Franca këtë vit ra edhe një nivel duke u bërë vendi i 7-të me 17 për qind.

Imazhi pozitiv i Turqisë u dyfishua në krahasim me vitin e kaluar

Një nga ndryshimet më të mëdha në listë u bë me imazhin e Turqisë. Turqia e cila u rendit e 8-ta menjëherë pas Francës, rritja e imazhit të saj nga 8 për qind vitin e kaluar në 15 për qind qëndroi si një nga pikat më të theksuara në hulumtim.

Si shkaku i rritjes për gati 100 për qind në një vit i atyre që mendojnë se Turqia ka imazhin më të mirë në Afrikë, tregohet se janë investimet në rritje të Turqisë në kontinent si dhe itineraret e reja të përcaktuar nga Turkish Airlines.

Pavarësisht Black Lives Matter, SHBA kryeson listën

SHBA, në listën e shteteve me imazh më të mirë në Afrikë, mbrojti vendin me 43 për qind, pavarësisht humbjes së 5 pikave në krahasim me vitin e kaluar.

Pavarësisht axhendave negative që ndikojnë direkt Afrikën si ato protestat e Black Lives Matter, pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd me dhunën e policisë, falë “fuqisë së fortë të butë” të SHBA-së nuk iu ndryshua vendndodhja në listë. Pas SHBA-së me 37 për qind vjen Gjermania, me 34 për qind Kanadaja, me 28 për qind Britania e Madhe, me 22 për qind Kina dhe me 19 për qind Japonia.

Turqia në mesin e 6 partnerëve me të dobishëm

Në pjesën e partnerëve më të dobishëm në studim, Turqia me 66 për qind u rendit e 6-ta. Kina në këtë listë renditet e para me 76 për qind, ndërsa pas saj vijnë SHBA me 74 për qind, Kanadaja me 72 për qind, Gjermania me 71 për qind, si dhe me 70 për qind Japonia.

Britania e Madhe në këtë listë është e 7-ta me 64 për qind, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) e 8-ta me 60 për qind, ndërsa Franca e 9-ta me 57 për qind.

Imazhin më të mirë në mesin e vendenve të kontinentit e ka Afrika e Jugut

Në studim marrin pjesë edhe shtetet afrikane me imazhin më të mirë. Sipas kësaj, Afrika e Jugut me 40 për qind u rendit e para, duke u ndjekur nga Maroku, Gana dhe Ruanda me 23 për qind.

Markat më të besueshëm në kontinent janë Toyota, Coca Cola, Apple dhe Samsung.

Mbi 2.000 liderë të opionint kanë marrë pjesë

Në kuadër të hulumtimit, janë konsultuar 2.426 liderë të opinionit nga 12 shtete, në periudhën prej nëntor 2020-janar 2021, në mesin e të cilëve përfaqësues të sektorit privat dhe shoqërisë civile, emra nga media dhe liderë fetarë.

Në hulumtim morën pjesë Algjeria, Tunisi, Egjipti, Etiopia, Kenia, Nigeria, Republika Demokratike e Kongos, Kameruni, Burkina Faso, Bregu i Fildishtë, Senegali dhe Maroku.