[There are no radio stations in the database]

Opera lançon shfletuesin që mund të kodojë uebsajte dhe lojëra

Shfletuesi Opera Neon ka tre butonë të rinj në panelin anësor: Chat, Do dhe Make. Chat përfaqëson ndërfaqjen e chatbotit me të cilin mund të kërkoni në ueb, të merrni përgjigje dhe të kërkoni më shumë informacion rreth uebfaqeve që vizitoni.

Ditën e Marte Opera prezantoi shfletuesin e ri quajtur Opera Neon i cili përqendrohet tek kryerja e veprimeve të përdoruesit nga AI siç është blerja, plotësimi i formularëve apo kodimi.

Aktualisht shfletuesi gjendet pas një liste pritjeje por kompania tha se përdoruesit duhet të abonohen për ta përdorur atë kur të debutojë. Skema e çmimeve nuk është zbuluar.

Shfletuesi Opera Neon ka tre butonë të rinj në panelin anësor: Chat, Do dhe Make. Chat përfaqëson ndërfaqjen e chatbotit me të cilin mund të kërkoni në ueb, të merrni përgjigje dhe të kërkoni më shumë informacion rreth uebfaqeve që vizitoni.

Opsioni Do përdor agjentin AI Operator i cili u prezantua në muajin Mars. Ky agjent është i aftë të kryejë veprime si plotësimi i formularëve dhe menaxhimi i rezervimeve.

Ndërkaq Opera thotë se me opsionin Make mund të krijoni lojëra, uebsajte, pjesëza kodi dhe të gjeneroni raportime. Kompania tha se këto procese AI kryhen në cloud prandaj veprimet e Neon vijojnë edhe kur nuk jeni online.

E gjitha kjo duhet e jashtëzakonshme në letër, por aplikacionet AI zakonisht nuk performojnë ashtu siç reklamohen. Gjithashtu Opera nuk është e vetmja kompani që po punon në këtë drejtim ndërsa The Browser Company ka lançuar shfletuesin Dia.


[There are no radio stations in the database]