Rtv Pendimi

OKB: Vendbanimet izraelite shkelin parimet themelore të të drejtave të njeriut

Auto-Skicë

Përmes një deklarate me shkrim, ekspertët e Kombeve të Bashkuara vlerësuan vendimin e qeverisë izraelite për të miratuar një projekt për ndërtimin e mbi 3.000 njësive të reja të banimit në Bregun Perëndimor më 27 tetor.
Deklarata nënvizon se vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze përkufizohen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si një “shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare”.

“Paligjshmëria e vendbanimeve izraelite në rajon është çështja më gjerësisht e adoptuar në të drejtën ndërkombëtare bashkëkohore”, potencon ajo.

Sipas saj, vendbanimet ilegale të Izraelit përfshihen në përkufizimin e “krimeve të mundshme të luftës” në Statutin e Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe duhet të trajtohen si të tilla nga komuniteti ndërkombëtar.

“Me vendbanimet e paligjshme, Izraeli synon të forcojë objektivin e tij për të siguruar permanencë në zonat e okupuara”, shton deklarata e OKB-së dhe saktëson se “vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara shkelin parimet themelore të ligjit për të drejtat e njeriut”.

OKB-ja bën të ditur gjithashtu se numri i izraelitëve banorë në vendbanimet e paligjshme në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor po i afrohet 700 mijë personave. /trt

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH