qki

Njoftim për largimin e Qëndrim Ibrahimit – RTV Pendimi i dëshiron shëndet dhe sukses në rrugën e tij të re

Shikues e dëgjues të dashur e të nderuar të “RTVPendimi”, ekipi i mediumit tonë, me keqardhje ju njofton për largimin e Qëndrimit nga “RTVPendimi”, por në të njejtën kohë, nga zemra e falënderon për angazhimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme mbi 5 vjeçare të bashkëpunëtorit dhe moderatorit tonë shumë të dashur e të nderuar, një njeriu shumë të drejtë, të sinqertë dhe me shumë vlera e virtyte të larta, Qëndrim Ibrahimi.

Qëndrimit i urojmë shëndet e sukses në rrugëtimin e tij të ri duke ia bërë me dije se, “RTVPendimi”, do të mbetet një shtëpi e ngrohtë dhe me derë të hapur në çdo kohë për të.

Me shumë respekt e dashuri vëllazërore,
Stafi i RTVPendimi