[There are no radio stations in the database]

Një hap i ri për komunitetin shqiptar në Austri: Hapet xhamia e re

Hapet edhe një xhami shqiptare në Austri

Dje, kryetari i ALKIG-ut Vahidin ef. Beluli vizitoi xhaminë e sapohapur nga shqiptarët në Zell am See, ku u prit ngrohtësisht nga imami, kryesia dhe xhemati lokal. Me këtë rast, ai u uroi atyre suksese në këtë iniciativë të vlefshme dhe përgjegjësi të madhe.

Kjo xhami është e para në atë rajon dhe tashmë është edhe anëtare e ALKIG-ut. Me këtë hap të rëndësishëm, komuniteti ynë në Austri bëhet edhe më i fortë dhe më i organizuar — një xhami më shumë, një dritë më shumë për besimtarët tanë.

Urime kryesisë, xhematit dhe të gjithë kontribuuesve që e bënë të mundur këtë projekt! Allahu e begatoftë këtë shtëpi të Tij dhe e shndërroftë në vend adhurimi, bashkimi e dobie për të gjithë.


Vazhdo leximin

[There are no radio stations in the database]