“Nga qindra viktima të dhunës në baza gjinore në Tigray përfshihen edhe vajza nën 18-vjeç”

“Nga qindra viktima të dhunës në baza gjinore në Tigray përfshihen edhe vajza nën 18-vjeç”

Organizata për Koordinimin e Ndihmës Humanitare (OCHA) në raportin e saj të fundit pohoi se 70 nga 500 rastet e dhunës në baza gjinore në Tigray, përfshirë përdhunimin, janë kryer kundër vajzave nën 18-vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Derisa një hetim i përbashkët nga OKB-ja dhe organet e Etiopisë për të Drejtat e Njeriut vazhdon, Etiopia pranoi se 25 ushtarë të dyshuar për përfshirje në rastet e përdhunimit janë në gjykatë ushtarake.

Më 3 nëntor të vitit të kaluar, Fronti i Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF) tashmë i shkatërruar filloi sulmet kundër Komandës Veriore të Forcave të Mbrojtjes Etiopiane të stacionuara në rajonin verior Tigray, duke vrarë dhe gjymtuar ushtarë dhe plaçkitur pajisje të konsiderueshme ushtarake.

Më 4 nëntor, vendi i Bririt të Afrikës nisi një operacion të gjerë të zbatimi të ligjit kundër forcave të TPLF-së.

Më shumë se shtatë muaj pas konfliktit, luftime sporadike ende raportohen në disa vende në rajon ku më shumë se një milion njerëz raportohet të jenë zhvendosur, ndërsa më shumë se 60.000 njerëz u larguan në Sudanin fqinj.

“Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) tregon se mbi 350.000 njerëz tashmë po përballen me kushte katastrofike”, tha OCHA, duke shtuar se që nga plani i reagimit të Etiopisë Veriore më 1 maj, mbi 2.3 milionë njerëz nga 5.2 milionë të targetuar u është arritur ndihma ushqimore.

Qeveria etiopiane më herët tha se ka siguruar ndihmë humanitare për më shumë se 3.4 milionë njerëz në koordinim me partnerët dhe kontributi i partnerëve ndërkombëtarë humanitarë arriti në 35 për qind të ndihmës totale të dhënë.​​​​​​​