zheger02

Në Zhegër të Gjilanit u hap xhamia e re

Me këndimin e tekbireve dhe para një numri të madh të besimtarëve, sot në Zhegër të Gjilanit, u hap xhamia e re.

Kjo xhami, me një arkitekturë dhe dizajn të mrekullueshëm, u prit me entuziazëm nga të gjithë banorët. Puna që kishte filluar më 2019, u konkretizua sot me hapjen e kësaj xhamie.

Ceremonia e hapjes filloi me fjalën e Zotit, me leximin e disa ajeteve kuranore nga Xhelal ef. Kaloshi.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, u shpreh i kënaqur me punën që është bërë në ndërtimin e kësaj xhamie, për çka falënderoi besimtarët që kanë ndihmuar në ndërtimin e saj.