Rtv Pendimi

Në Xhaminë e Madhe dhurohet gjak

Në Xhaminë e Madhe dhurohet gjak

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ka organizuar aksion për dhurimin vullnetar të Gjakut.

Siç thuhet në njoftim, kryeimami i KBI – Prishtinë, Burhan Hashani, tha se ky aksion që u zhvillua në Xhaminë e Madhe pas namazit të Xhumasë, tashmë është bërë tradicional.

Ai tha se çdo vit në Muajin e Lindjes së profetit Muhamedit organizojnë aksione të tilla që kanë për qëllim të ndihmojnë pacientët e shtrirë në QKUK nga sëmundjet e ndryshme.

Drejtues të QKTGJK e vlerësuan këtë aksion pasi thonë se nevojat për gjak mbesin të larta.

Gjatë këtij aksioni dhuruan gjak 25 xhematlinj që kishin ardhur për të falur namazin e xhumasë në Xhaminë e Madhe./kp/

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH