Rtv Pendimi

Ndërron jetë, Muhamer Zukorliq, ish kryemyfti dhe politikan nga Sanxhaku

Ndërron jetë, Muhamer Zukorliq, ish kryemyfti dhe politikan nga Sanxhaku

Ndërroi jetë ish-kryetari dhe kryemyftiu i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer ef. Zukorliq.

Këtë informacion e ka shpërndarë në Facebook, gazetari dhe analisti politik Mirnes Kovaç.

“Muamer ef. Zukorliq u shpërngul në ahiret. Lajmin ma konfirmoi myftiu Mevlud Dudiq, i cili është duke u kthyer nga Graci për në Novi Pazar. Lus Zotin e Madhëruar që ta mëshirojë Muamer ef. Dhe t’i japë familjes së tij një sabër”, ka shkruar Kovaç. Jozyrtarisht, shkak i vdekjes ishte një atak në zemër.

Zukorlië ishte edhe politikan dhe përfaqësues i komunitetit boshnjak në sanxhak të shtetit të Serbisë.

Zukorliq ka lindur në Tutin në vitin 1970. Shkollën fillore e kreu në fshatin Ribariq të komunës së Tutinit dhe Medresenë Gazi Husrev-beg në Sarajevë. Ai u regjistrua në Fakultetin Islamik, Departamenti i Ligjit të Sheriatit, në Konstandinopojë, Algjeri dhe u diplomua në verën e vitit 1993.

Kryetar i parë i Meshihatit të Bashkësisë Islame të Sanxhakut u zgjodh në tetor të vitit 1993 me themelimin e saj dhe u rizgjodh në atë pozitë në vitin 1998 dhe 2003. Studimet pasuniversitare i kreu në Liban.

Në Kuvendin e Unifikimit të Bashkësisë Islame në Serbi më 27 mars të vitit 2007. Ai u zgjodh kryetar i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Serbi dhe kryemyfti u rizgjodh në krye të saj në muajin korrik të vitit 2008 në zgjedhjet për Bashkësinë Islame.

Vitet e fundit ishte marrë edhe me politikë dhe vdekja e gjeti në kohën kur ishte deputet i Kuvendit të Serbisë.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH