[There are no radio stations in the database]

NATO: Është dhënë përgjigje ndaj shumë dronëve që hynë në hapësirën ajrore të Polonisë

NATO tha se është dhënë përgjigje ndaj shumë mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) që hynë në hapësirën ajrore të Polonisë, transmeton Anadolu.

Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart njoftoi në platformën sociale të kompanisë amerikane X se shumë dronë hynë në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë natës.

Ajo deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore polake dhe të NATO-s reaguan së bashku dhe se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është në kontakt me udhëheqjen polake dhe po zhvillon konsultime të ngushta.

Ndërkohë, mësohet se çështja do të diskutohet në takimin javor në selinë e Këshillit të NATO-s në Bruksel.

Në një deklaratë nga Polonia lidhur me çështjen thuhet se dronët në fjalë shkelën hapësirën ajrore gjatë sulmeve që Rusia kreu ndaj objektivave në Ukrainë.


[There are no radio stations in the database]