Myftiu Tërnava vizitoi Myftininë e Bajrampashës në Stamboll

Myftiu Tërnava vizitoi Myftininë e Bajrampashës në Stamboll

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, bashkë me bashkëpunëtorët, sot ka qëndruar në Stamboll ku është pritur nga Myftiu i Myftinisë e Arnavutkoj-it, z. Arif Yeşiloğlu dhe Myftiu i Myftinisë së Bajrampashës, z. Recep Eren.

Në këto takime Myftiu Tërnava i njohu nikoqirët me organizimin e jetës fetare në Kosovë, me zhvillimin e institucioneve fetaro-arsimore të Bashkësisë Islame dhe  me sfidat e shoqërisë kosovare.

Ai falënderoi Myftinën e Bajrampashës dhe popullin turk për ndërtimin e xhamisë “Bajrampasha Isa Beg” në Mitrovicë , si dhe për ndihmat e tjera që i ofrojnë Kosovës. Bajrampasha është njëra nga nënkomunat e Stambollit ku ka më së shumti shqiptarë.
Në fund, Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirët për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazore.