Myftiu Tërnava vizitoi kryetarin e BFI-së së Maqedonisë Veriore, Reisul Ulema, hfz. Shaqir ef. Fetahi

Një delegacion i lartë nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të kryesuar nga Kryetari i BIK-ut, Myftiu Naim ef. Tërnava kanë vizituar Bashkësisë fetare islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në pritje të tyre ishte  Reisu-l-ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai  më bashkëpunëtorë. Kryetari Shaqiri falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën  dhe bashkëpunimin shumë të mirë ë kanë dy bashkësitë fetare islame.

Edhe Myftiu Tërnava falënderoi reisul uleman hfz Shaqir ef. Fetai   për mikpritjen  duke thënë se takimet e tilla do tu shërbejnë dy bashkësive fetare dhe do të jenë të bereqetshme dhe konkrete në të mirë të besimtarëve tanë.

Dy delegacionet në përbërje të zgjeruar biseduam gjerë e gjatë për një bashkëpunim të mirëfilltë për një të ardhme më të mirë.

Në këtë takim po ashtu dy palët pas bisedave konstruktive nga të gjithë pjesëmarrësit u vendos me sa vijon:

– Forcimi i bashkëpunimit të dy bashkësive në sfera të ndryshme të jetës fetaro islame;

– Vazhdimi i realizimit të projekteve në sferën e botimit të veprave të ndryshme, si dhe revista e përbashkët nga tri Bashkësitë fetare: Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe e  Shqipërisë;

– Organizimi i paneleve, simpoziumeve, konferencave të ndryshme si dhe gara të Kur’anit Famëlartë dhe organizime të ndryshme;

– Projekte të bashkëpunimit në mes të Shkollave të Mesme islame – Medreseve dhe Fakulteteve të shkencave- studimeve islame;

– Vizita të ndërsjella të imamëve në territoret e Bashkësive islame me ligjërues të njohur;

– përgatitja e emisioneve dhe projekteve për mjetet e informimit;

– Këmbimi  i përvojave të ndërsjella rreth organizimit të Haxhit dhe projektit të kurbanëve;

– Kultivimi edhe më i shëndoshë i doktrinës burimore islame me qëllim të evitimit të synimeve eventuale të radikalizmave të llojeve të ndryshme;

– Përpjekje maksimale të shpjegimit islam konform rrjedhave të kohës me qëllim të një prezantimit të shëndoshë dhe të pastër të Islamit në trevat tona.

– Vizita të ndërsjella të objekteve fetare të njohura dhe atraktive në të dy vendet, bashkësive;

– si dhe shumë ide tjera që i nxjerr koha, situata dhe rrjedhat e zhvillimeve fetare dhe kombëtare;

– Të formohen ekipe profesionale për realizimin gradual të synimeve të parapara nga dy Bashkësitë islame.

– Në të ardhmen të organizohen takime tripalëshe bashkësive islame të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në fund dy palët përshëndetën takimin dhe vizitën duke konstatuar se bashkëpunimi është vlera më e lartë e besimtarëve të trojeve tona dhe në këtë mënyrë do jemi në krye të detyrës për të bartë amanetin e shpjegimit të Islamit për të qenë në shërbim të Zotit, kombit, vatanit dhe gjinisë njerëzore në përgjithësi.