ferizaj1

Myftiu Tërnava vizitoi Këshillin e BI-së së Ferizajt

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Ferizajt, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli, Nexhmedin ef. Bajrami, administrata dhe nga anëtarët e Këshillit.

Pas njohjes me gjendjen e përgjithshme të Këshillit nga kryetari Bajrami, Myftiu Tërnava, shfrytëzoi rastin që të flasë për rolin dhe kontributin e rëndësishëm të imamëve dhe hoxhallarëve që duhet ta kenë në shoqëri. Ai kërkoi nga anëtarët e Këshillit dhe nëpërmes tyre nga gjithë imamët që të shtojnë angazhimin e tyre në shërbim të besimtarëve.