330809332_1346710132786700_2646382655355941426_n

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e KMSHZ-së Mehas ef. Alija

Prishtinë, më 27 shkurt 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar të Zvicrës, njëherësh imamin e xhamisë “El-Hidaje”, Mehas ef. Alijan.

Myftiu Tërnava e falënderoi z. Alijan për vizitën dhe për gjithë kontributin që janë duke dhënë ai dhe Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër për mirëqenien e besimtarëve myslimanë shqiptarë atje. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që edhe më tej të vazhdohet dhe të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve. Myftiu Tërnava çmoi lart angazhimin dhe punën e deritanishme të KMSHZ-së.

Nga ana e tij, kryetari Alija shprehu falënderimet e tij dhe të institucionit që ai drejton për bashkëpunimin dhe për ndihmën e ofruar nga Bashkësia Islame e Kosovës sa herë që është kërkuar një gjë e tillë. Gjatë këtij takimi kryetari Alija dorëzoi te Bashkësia Islame e Kosovës shumën e mjeteve financiare të mbledhura nga mërgimtarët tanë për vërshimet që ndodhën para disa muajve në Kosovë.