Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe nga kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit, Naim ef. Aliu, kanë parë sot nga afër punimet në ndërtimin e dy vakëfeve në Gjilan.
Ai pa nga afër ndërtimin e selisë së Këshillit në qendër të qytetit, si dhe ndërtimin e xhamisë në fshatin Pasjak. Myftiu Tërnava u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve në ndërtimin e këtyre dy objekteve, për të cilat tha se do ta lehtësojnë edhe më shumë funksionimin e jetës fetare në vend.
“Bashkësia Islame e Kosovës ka qenë, është dhe do të mbetet e përkushtuar për krijimin e kushteve sa më të mira infrastrukturore për besimtarët myslimanë të vendit” – u shpreh Myftiu Tërnava.
![](https://i0.wp.com/bislame.net/wp-content/uploads/2022/12/IMG-88c23c0d46a9d8352d778ed8ee946dbf-V.jpg?resize=768%2C1024&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/bislame.net/wp-content/uploads/2022/12/IMG-c8a27ac8e0f46091658fcdc2bfc124f7-V.jpg?resize=768%2C1024&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/bislame.net/wp-content/uploads/2022/12/IMG-bd5eede802f43915605ba902b6e1340e-V.jpg?resize=768%2C1024&ssl=1)