received_571937138404490-01-scaled

Myftiu Tërnava dhe nënsekretari i Kombeve të Bashkuara vizituan Xhaminë e Madhe

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me nënsekretarin e Përgjithshëm për Paqe në Kombet e Bashkuara, Jean-Pierre Lacroix, vizituan Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava e njohu për së afërmi nënsekretarin, z. Jean-Pirrre Lacroix për historikun e kësaj xhamie, rëndësinë dhe rolin që ka pasur dhe që vazhdon ta ketë kjo xhami, e cila veç të  tjerash u cilësua simbol i kryeqytetit.

Në oborrin e kësaj xhamie, Myftiu Tërnava dhe nënsekretari i Kombeve të Bashkuara, diskutuan për të arriturat, sfidat dhe bashkëpunimin mes tyre. Myftiu gjatë këtij takimi e njohu me punën e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rolin e saj te besimtarët myslimanë.
Veç të tjerash, ai shprehu shqetësimet e tij për Ligjin e Lirisë Fetare, si dhe me atë se çfarë ka ndodhur në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga forca të asaj kohe.

Në anën tjetër, nënsekretari i Kombeve të Bashkuara, z. Jean-Pierre Lacroix, përgëzoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin dhe punën e palodhur që kryen në çështjen fetare, por edhe në bashkëpunimin mes komuniteteve.

Ai veç tjerash shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës në fushat e përbashkëta që synojnë paqen në vend dhe rajon.