Myftiu Tërnava dhe kryetari i Dijanetit, Ali ef. Erbash, vizituan Gjilanin

Myftiu Tërnava dhe kryetari i Dijanetit, Ali ef. Erbash, vizituan Gjilanin

Kryetari i Dijanetit të Turqisë, Ali ef. Erbash, po vazhdon ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë. Së bashku me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava, sekretarin gjeneral, Ahmet ef. Sadriun, kryeimamin, Vedat ef. Sahitin dhe bashkëpuntorë të tjerë qëndruan në qytetin e Gjilanit.

Pas namazit të drekes në Xhaminë Qendrore të qytetit të Gjilanit, kryetari i Dijanetit mbajti një ligjeratë të shkurt lidhur me historinë islame dhe rëndësinë e arsimimit.

Kryetari i Dijanetit dhe Myftiu i Kosovës më pas vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të këtij qyteti, për të vazhduar më pas me vizitë në Kuran kursin për fëmijë.

Aty edhe një herë u bë thirrje që të vazhdohet dhe të punohet në edukim dhe arsimim të të rinjëve.

Më pas, Myftiu Tërnava dhe kryetari Erbash, vizituan xhaminë “Atik” dhe banorët e fshatit Dobërçan.

Në emër të banorëve dhe imamëve i falënderoi për këtë vizitë imami i Xhamisë Qendrore të qytetit të Gjilanit.